Polici Mustafa Hoxha

Ndërron jetë nga një infarkt në moshën 53-vjeçare ish-efektivi i RENEA-s

29 Mars 2020, 21:06| Përditesimi: 29 Mars 2020, 21:50

  • Share

Ditën e sotme për shkak të një infarkti ka ndërruar jetë Mustafa Hoxha, efektiv i komisariatit nr. 3 në Tiranë, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e RENEA-s. Mustafa Hoxha ka qenë edhe ish-kampion në mundje me Dinamon. Deputeti Lefter Maliqi i kushtoi një shkrim policit në profilin e tij.

"Humbje e madhe dhe e papritur e policit model në moshën 53 vjeç Mustafa Hoxha në Komisariatin e policise nr 3 në  rrethana të panjohura,ka punuar në forcat speciale të Reneas ,në forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme ,ish kampion mundjeje i Dinamos,me rezultate të shkelqyera në vendosjen e rendit dhe luftës ndaj krimit. Humbje e madhe armatës së Policisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve,U prehtë në paqe”, ka shkruar ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 30/03/2020 10:29

    Ngushellime familjes dhe te afermve, i paharruar!

    Përgjigju
  • Arberi: 29/03/2020 22:21

    Njeri shume i mire, punonjes policie model! Ngushellimet me te sinqerta familjes!

    Përgjigju
    • Gjergj Kastrioti: 30/03/2020 12:04

      Ngushellime familjes.Te rroni e ta kujtoni.Do mbetesh perher ne zemrat e ne memorjen tone Mustafa Hoxha

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?