Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

28 Mars, 22:48| Përditesimi: 28 Mars, 22:49

  • Share

Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare në Nju Jork të mërkurën.

Shkak janë bërë komplikimet pasi ishte rrëzuar.

Me kalimin e kohës ai u largua nga Partia Demokrate, duke u bërë Senator i pavarur.

Kjo dhe kritikat e tij ndaj kandidatit demokrat për President Barak Obama, gjatë garës zgjedhore të vitit 2008, zemëruan jo pak demokratë.

Lieberman ishte shumë pranë postit të Nënpresidentit në garën presidenciale të vitit 2000 që u përcaktua nga një diferencë prej 537 votash në favor të republikanit George W. Bush në Florida. Kjo u bë pas një rinumërimi votash, sfidave ligjore dhe një vendimi të Gjykatës së Lartë. Ai ishte amerikani i parë hebre në garën presidenciale si kandidat i një partie të madhe.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?