Shahindere Bërlajolli-Stafai

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare këngëtarja kosovare Shahindere Bërlajolli-Stafai

3 Maj 2020, 21:16| Përditesimi: 3 Maj 2020, 21:21

  • Share

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare këngëtarja nga Kosova, Shahindere Bërlajolli-Stafai.

Lajmin për vdekjen e këngëtares Bërlajolli-Stafai e ka publikuar djali i saj Astrit Stafai pëmes rrjetit social Facebook.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se vdekja e këngëtares Bërlajolli-Stafai është humbje e madhe për të gjithë.

“Ajo me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe dhe është vlerë e madhe për trashëgiminë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.
Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e ka quajtur të trishë lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares Bërlajolli-Stafai, duke e cilësuar si humbje të madhe.

“Shahindere Bërlajolli me zërin e saj unik, i dha muzikës tonë perla të cilat do t'i kujtojmë përherë me nostalgji. Repertori i saj i pasur gjysmë-shekullor, është vlerë për këngën dhe lirikën shqipe. Me dashuri do t'i kujtojmë përherë këngët e saj origjinale popullore 'Në zabel të erdha', 'Miriban', "Kush ma i pari bani", "O bylbyl me pika-pika", "Një lule në Gostivar", "Gajdexhiu", "Baresha e dashnume", "Lules" etj. Me këto këngë u rritën gjenerata të tëra. Opusi i saj muzikor do të mbesë përherë thesar autokton i muzikës burimore shqiptare”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.

Shahindere Bërlajolli-Stafai

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?