Ndërpritet Seria A/ Italia pa sport deri më 3 prill, përjashtim bëjnë Kupat e Europës (VIDEO)

10 Mars 2020, 10:12| Përditesimi: 10 Mars 2020, 12:12

  • Share

Për të përballuar emergjencën e koronavirusit në Itali janë pezulluar të gjithë aktivitetet sportive përfshirë edhe Serinë A. E gjithë Italia është cilësuar zonë e kuqe dhe kryeministrti Giuseppe Conte ka pranuar kërkesën e Coni-t , Komitetit Olimpik. Seria A dhe të gjitha aktivitetet sportive në territorin e Italisë pezullohen deri më 3 prill. Conte ka deklaruar:” E gjithë Italia do të jetë zonë e mbrojtur dhe nuk ka asnjë arsye që të vijojnë aktivitetet sportive dhe ne e kemi bërë ndërhyrjen për këtë situatë”. 

Gjithsesi pavarësisht kësaj Italia nuk do të jetë totalisht pa sport pasi përjashtim nga dekreti i qeverisë bëjnë Kupat e Europës pra Champions League dhe Europa League. Në këtë mënyrë në territorin e Italisë do të luhet futboll por me dyer të mbyllua pa tifozë. Këtë të enjte do të luhet në “San Siro” Inter-Getafe për Europa League dhe javën e ardhshme është e planifikuar të luhet në Torino dueli i kthimit i Champions League mes Juventusit dhe Lyon.

Të dielën në Itali u luajtën disa ndeshje me dyer të mbyllura mes të cilave edhe Juventus-Inter ndërsa të hënën po ashtu ka pasur futboll. Sassuolo-Brescia ishte ndeshja e fundit në Serinë A përpara dekretit për ndërprerje të kampionatit ku jeshilzinjtë fituan 3-0./Nga Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?