Erion Braçe

‘Ndryshoni zakonet 200-vjeçare, mos u puthni nga tre herë!’, Braçe mesazh për të gjithë qytetarët

15 Mars 2020, 14:35| Përditesimi: 15 Mars 2020, 14:41

  • Share

Sot është dita e tretë e vetëizolimit dhe për disa persona është kthyer në monotoni të padurueshme.

Për të kthyer vullnetin e shumë njerëzve dhe përsëritur rregullat e këtyre ditëve, zv. ministri Braçe me anë të një postimi në Instagram, shkruan që njerëzit të mos puthen në faqe me njëri-tjetrin dhe  të rrinë në shtëpi.

Sipas tij duhet të ndryshohen zakonet 200-vjeçare dhe të mbahet distancë nga njëri-tjetri.

Shkrimin ai e ka përshtatur me një video të yllit të futbollit Cristiano Ronaldo.

Postimi I plotë:

MIRËMËNGJES!
ËSHTË DITË E GJATË PËRSËRI;
MOS HARRONI:
MBANI DISTANCË NGA CILIDO QË KENI PËRBALLË!

MOS TAKONI DUART,
MOS U PËRQAFONI,
MOS U PUTHNI NGA TRE HERË NË FAQE!

Rrezikoni veten, tjetrin, familjen e komunitetin ku jetoni!

E di që është e vështirë të ndryshoni zakonet tona 200 vjecare,
por duhet bërë dhe duhet bërë tani!

Improvizoni si në video nëse su rrihet pa takuar njerëz;
Mbani distancë si në foto nga cilido tjeter;
Rrini në shtëpi, jeni fare të sigurt aty!

 

Komento

Komente

  • Tani: 15/03/2020 16:28

    Nese koronavirusi do kapte miun ne do te ngeleshim pa zv/kryeminister

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?