Pamje horror në paketat e cigareve! Miratohen imazhet e reja të paketimit (FOTO)

19 Shkurt 2020, 17:00| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 17:34

  • Share

Miratohen imazhet e reja në paketimet e duhanit në Shqipëri që vijnë si pjesë e forcimit të ligjit të ri 'Për mbrojtjen e Shëndetit nga produktet e duhanit' për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi efektet negative të duhanpirjes. Imazhet e reja që do të përfshihen në paketimet e duhanit, janë më të 'frikshme' dhe do të zënë me tekst dhe figurë 65 % të faqes ballore dhe asaj të pasme të paketës, pikërisht për të parandaluar pirjen e tij dhe ulur numrin e duhanpirësve duke i ndërgjegjësuar në lidhje me dëmet që shkakton ai.

Imazhet e reja u miratuan më 19 shkurt nga Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit. Imazhet u morën me leje përdorimi nga Austria dhe Kanadaja, pasi imazhet që janë miratuar për përdorim nga BE , kanë të drejtë të publikohen vetë në vendet anëtare.

 “Ne propozuam që të përdornim imazhet që përdoren në Bashkimin Europian, por nuk ishte e mundur për shkak se lejohet vetëm për vendet anëtare. Ndaj hulumtuam dhe morëm miratim nga Australia dhe Kanadaja për të përdorur fotot paralajmëruese në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU", tha Manastirliu gjatë drejtimit të mbledhjes.

Këto imazhe do të vendosen në paketat e cigareve dy vite pas miratimit, për t’i lënë kohën e nevojshme biznesit për të bërë ndryshimet e duhura në paketimin e duhanit, ndërsa zbatimi i ligjit të ri do të ndiqet me rigorozitet nga institucionet e ngarkuara për këtë çështje si ISHP,ISHSH, grupet e inspektimit, inspektorati i punës, drejtoritë e taksave, inspektoratet arsimore dhe policia. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive do të ndërmarrin një fushatë komunikimi për dëmet që shkakton duhanpirja.

Miratimi i këtyre imazheve dhe ndryshimet në ligjin e ri të duhanit u diskutuan më 17 shkurt në seancën e Kuvendit.  Këto ndryshime u propozuan nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa hasi kundërshtitë e deputetes Rudina Hajdari se këto ndryshime nuk do të ulin numrin e duhanpirësve. Ministra aktuale e Shëndetësisë, Manastirliu e konsideroi sfidë zbatimin e ligjit të ri  por të nevojshëm për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi efekte negative që duhani ka në shëndet.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 19/02/2020 18:07

    RRITNI CMIMIN NGA 2000 LEKE ,BEJENI 5000 LEKE TE VJETRA,,,kjo jep rezultat….//

    Përgjigju
    • Dory: 19/02/2020 18:20

      Nuk ka lidhje cmimi kush e pi edhe 5000 leke e blen... Nuk ka renje te duhanpiresve as me fotot ne pakete

  • Foto: 19/02/2020 17:26

    Shpresoj te vendosin edhe foton e 9 ne rradhe tek paketat e cigareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?