Egnatia kryesuese

Ndryshon orari, agjenda e javës së 27-të në Superligën e futbollit! Tirana luan me Egnatian

8 Mars, 16:30| Përditesimi: 8 Mars, 16:31

  • Share

Pas përfundimit të sfidave çerekfinale ku u përcaktuan katër ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, skuadrat do të zbresin në fushë të dielën dhe të hënën për të luajtur javën e fundit të fazës së tretë (27) të Superligës.

Të dielën do të luhen dy takimet e para, Erzeni-Partizani dhe Tirana-Egnatia. Në orën 14:00 shijakasit do të përballen me të kuqtë, ndërsa në 17:00 bardheblutë do të luajnë ndaj kryesuesve të kampionatit.

Të hënën do të luhen tre takimet e tjera të javës së 27-të. Kukësi-Laçi është sfida e parë e ditës që do të zhvillohet në orën 14:00. Ndërsa në 17:00 do të luhen dy takimet e tjera, Dinamo -Teuta dhe Skënderbeu-Vllaznia.

Superliga e futbollit, java e 27-të:

E dielë

14:00 Erzeni - Partizani

17:00 Tirana - Egnatia

E hënë

14:00 Kukësi - Laçi

17:00 Dinamo - Teuta

17:00 Skënderbeu - Vllaznia

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?