Ndryshon fondi për pagën e luftës, rritet me 566 milionë lekë

14 Prill 2020, 09:49| Përditesimi: 14 Prill 2020, 16:54

  • Share

Ndryshon paketa financiare e parë e qeverisë. Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndihmën financiare për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë dhe për pagën e luftës është ndryshuar, duke akorduar fonde shtesë.

Fondi i përcaktuar për pagën e luftës për rreth 123 mijë qytetarë që do të përfitonin ishte 5.8 miliardë lekë, ndërsa me ndryshimin e bërë fondi shkon në 6.4 miliardë lekë, duke shtuar fondin prej 566 milionë lekë.

Në VKM të ndryshuar është përfshirë edhe fakti që nuk do të përfitojnë ndihmë financiare individët e vetëpunësuar ose të punësuar të cilët kanë realizuar të ardhura bruto nga paga për vitin 2019 më shumë se 2 milionë lekë. Ndërsa kategoritë që përfitojnë 26 minë lekë në muaj mbeten të njëjtët.

a) Personat fizikë të vetëpunësuar;

b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar

c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë

ç) Të punësuarit në personat juridikë”

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 14/04/2020 13:47

    Ja dhe pagen e luftes e morem, pastaj do marim edhe nje page tjeter atë të veteranit të luftes, pastaj do marim edhe nje tjeter ate të pensionit, pagen e pensionit dhe kjo do të jetë e fundit, pastaj hiç.....pastaj behu gati me roba të reja dhe prit kotheren të vije me draper se keta çirakë keshtu kanë marë udhezime prej padronëve të tyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?