Foto ilustruese

Ndryshojnë sërish çmimet, ulet nafta me 5 lekë, nga sot do shitet me 209 lekë/litër! Benzina 187 lekë/litri! Gazi nuk ndryshon

3 Dhjetor 2022, 15:27| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 16:34

  • Share

Ulet me 5 lekë çmimi i naftës dhe 8 lekë i benzinës. Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja dhe nga sot, nafta do të tregtohet me 209 lekë/litri nga 214 që ishte më parë. Ndërsa benzina do të shitet me 187 lekë/litri nga 195 lekë/litri që ishte. Çmimi i gazit nuk ndryshon.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër”, thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Çmimet e reja

                  Ishte                  Bëhet 
Nafta         214 lekë/litër     209 lekë/litër
Benzina    195 lekë/litër    187 lekë/litër
Gazi          71 lekë/litër (Nuk ndryshon)

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?