Ndryshojnë ligjet në Kolumbi, hiqen gjobat për përdoruesit e vegjël të drogës

10 Dhjetor 2023, 11:55| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 11:56

  • Share

Autoritetet kolumbiane do të heqin gjobat për konsumimin e sasive të vogla të drogës, si pjesë e një ndryshimi në luftën kundër trafikut të drogës në prodhuesin më të madh të kokainës në botë.

Një dekret i qeverisë me përmbajtje legjislative i nënvizuar të shtunën nga mediat e vendit të Amerikës Latine parashikon heqjen e gjobave për posedimin e “substancave narkotike ose psikoaktive” të destinuara për përdorim personal dhe jo për shitje.

Masa nuk ndryshon dënimet, të cilat shkojnë deri në 20 vjet burg, sipas ligjeve të trafikut të drogës në Kolumbi, por i jep fund praktikës së gjobave policore prej rreth pesëdhjetë dollarësh për përdoruesit e drogës.

"Duke qenë se Kushtetuta lejon posedimin e dozave për përdorim personal, veprimi i policisë nuk duhet të përqendrohet në ndjekjen penale të përdoruesve të drogës, por te baronët kryesorë të drogës”, shpjegoi Presidenti Gustavo Petros përmes platformës X (ish-Twitter).

Dekreti i datës 7 dhjetor e quan “të domosdoshëm” “shmangien” e kriminalizimit të përdorimit të sasive të vogla të drogës.

Mbajtja dhe konsumimi i sasive të vogla të marihuanës, kokainës dhe disa drogave sintetike ishte dekriminalizuar tashmë me një vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 1994. Por masa e vendosjes së gjobave administrative u mbajt në fuqi nga qeveria e presidentit konservator Ivan Duque në vitin 2018.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?