Foto ilustruese

Bordi ul me 2 lekë çmimin e naftës, nga sot shitet me 196 lekë/ litri! Zbret 4 lekë benzina, shitet me 176 lekë litri! Gazi nuk ndryshon

9 Dhjetor 2022, 15:02| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 15:35

  • Share

TIRANË- Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e hidrokarbureve. Nga sot nafta do të shitet me 196 lekë/litri, dukë pësuar një ulje prej 2 lekësh. Nga ana tjetër, një ulje me 4 lekë ka pësuar edhe çmimi i benzinës, që nga sot do të shitet me 176 lekë/litri.

Çmimi i naftës ka rënë në nivelet që ka qenë para luftës, pasi për herë të parë në vendimin e datës 7 dhjetor çmimi i naftës u ul në 198 lekë/litri. Ndërkohë, çmimi i gazit do të mbetet i njëjtë, çka do të thotë që do të tregtohet 69 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet", njofton Bordi. 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi nga sot, datë 7 Dhjetor dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Ministria e Financave dhe Ekonomisë thekson se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Kjo është edhe një përgjigje për ata që duan shkrirjen e Bordit.

                     Ishte           Bëhet
Nafta           198 lekë      196 lekë
Benzina      180 lekë      176  lekë
Gazi            69 lekë         69 lekë

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?