Ndryshimi i sistemit, Nisma Thurje në KQZ për referendumin! Shabani: Me hir apo me pahir, sistemi zgjedhor do ndryshojë

30 Qershor 2023, 16:11| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 16:24

  • Share

Nisma Thurje dorëzoi në KQZ kërkesën për t’u pajisur me formularin për mbledhjen e firmave për referendum.

Kjo nismë e partive të vogla synon të mbledhë 50 mijë firma për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend, që sipas tyre favorizon vetëm dy partitë e mëdha dhe nuk lejon përfaqësimin e forcave të vogla politike, e aq më tepër ndryshim të qeverisë.

“Kërkojë një hapje të listave, sot ka ardhur kohë që t’i japim goditjen e fundit këtij sistemi. Të japim rrotacion politik, i cili ka ndodhur kudo në Europë. Kemi ardhur sot këtu për të marrë këtë iniciativë.

Populli duhet të ushtrojë të drejtën e vetë demokratike. E vetmja mënyrë se si PS qëndron në pushtet, është për shkak të këtij sistemi zgjedhor, që i kanë dhënë 7 mandate plus në këtë tavolinë. Me hir apo pahir ky sistem zgjedhor duhet të ndryshojë.”, tha ai.

Lajm në përditësim...

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?