Luigi Soreca

'Ndryshimet s'kanë lidhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR', Soreca mbështet deklaratën e BE-së për Kodin e ri Zgjedhor

5 Tetor 2020, 20:57| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 16:02

  • Share

Ambasadori i BE Luigi Soreca ka mbështetur reagimin e BE-së në Shqipëri për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Në reagimin e unionit të BE thuhej këto ndryshime nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi Reformën Zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit, ndërsa shprehej keqardhje që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik, para se të votohen ndryshimet në parlament.

"Ne marrim parasysh miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të mëtejshme në kodin zgjedhor. Ne kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit", është ku një nga reagimet e BE, i shpërndarë nga Soreca në "Twitter".


Lajmi kryesor:

Miratimi i Kodit Zgjedhor, BE në Shqipëri: S'ka lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi Reformën Zgjedhore! Na vjen keq që s'u arrit konsensusi politik


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?