Foto ilustruese

Drejtori i Portit të Vlorës emërohet në një tjetër pozicion, 130 punonjës prej një muaji pa marrë pagën

5 Dhjetor 2022, 22:54| Përditesimi: 6 Dhjetor 2022, 07:09

  • Share

VLORË- 130 punonjës në Portin e Vlorës prej një muaji nuk kanë marrë pagën. Shkak për këtë janë bërë ndryshimet në këtë institucion.

Ish-drejtori i Portit, Admir Malaj tashmë mbaj një tjetër post, ndërsa Porti i Vlorës ka mbetur pa drejtues.

Shkak për mos dhënien e pagave këtë herë është bërë mosdelegimi i firmës nga ana e ish-drejtorit, për të bërë ekzekutimin e pagave. Deri sa të zgjidhet drejtori i ri i këtij institucioni punonjësit janë pa paga.

Admir Malaj ka marrë detyrën e Drejtorit Rajonal të DRSHTRR Vlorë, post që mbahej më herët nga Besnik Stefa. Ky i fundit tashmë është deleguar si Drejtor i Transportit në DPSHTRR Tiranë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 06/12/2022 09:10

    Nuk thon kot:nuk pyet bark ngopuri per bark pangopurin .

    Përgjigju
    • Asimi: 06/12/2022 12:17

      Barngopur dhe kokbosh.albanistan

  • Turi: 06/12/2022 01:17

    Hajde vend plere hajde dhe nuk kemi per te pare hajrin si komb

    Përgjigju
  • Peto Gjika: 06/12/2022 00:27

    Me mire pa rroga Boll kan vjedhur kusaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?