Ndryshimet në Qeveri/ Yuri Kim: Faleminderit Gent Cakaj për forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri! Olta Xhaçka, partnere e shkëlqyer

29 Dhjetor 2020, 13:07| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 13:11

  • Share

1609184557_yurikim.jpg

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas ndryshimeve të sotme në Qeveri. Teksa ka falënderuar Gent Cakajn për përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim mirëpret emërimin e Olta Xhaçkës në pozicionin e ministres së Jashtme.

“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, përfshirë NATO-n si aleatë. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju.  Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit!

 “Ne e mirëpresim emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme. Ajo ishte një partnere e jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes midis SHBA-së dhe Shqipërisë dhe në rritjen e aftësitë si aleat në NATO. Ne shpresojmë të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar më tej partneritetin tonë diplomatik”, shkruan Kim.

Kim mirëpret gjithashtu emërimin e Niko Peleshit në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes. Ajo shkruan se "shikojmë përpara të punojmë së bashkë që të sigurojmë që marrëdhënia e miqësisë SHBA-Shqipëri si aleatë të NATO të mbetet më e forta".


Lajmi kryesor:

Ndryshime në qeveri! Gent Cakaj jep dorëheqjen, Olta Xhaçka ministre e Jashtme, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?