Jovan Mitreskin

Ndryshimet në qeveri, betohet kryetari i ri i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut

26 Janar, 14:30| Përditesimi: 26 Janar, 14:35

  • Share

Deputetët e Maqedonisë së Veriut me 64 vota “për” dhe 40 “kundër” zgjodhën sot (26 Janar) Jovan Mitreskin si kryetar të Kuvendit.

Mitreski, i cili deri më tani ishte koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, do të jetë kryetar i Kuvendit deri në zgjedhjen e përbërjes së re të, pas zgjedhjeve të 8 majit.

Në seancë folën deputeti i LSDM-së Martin Kostoski, i cili i dha përkrahje të plotë Mitreskit, Nikolla Miceski, koordinatori i OBRM-PDUKM-së, i cili tha se nuk do ta mbështesin Mitreskin.

Mitreski shkurtimisht falënderoi për mbështetjen, si dhe Xhaferin për menaxhimin e suksesshëm të Kuvendit së bashku me sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova.

Theksojmë që dje kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhanë dorëheqje në pajtim me ligjin që parasheh formim të Qeverisë teknike, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare.

Këtë fundjavë pritet që të votohet edhe Qeveria teknike, mandatar i së cilës do të jetë Talat Xhaferi.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?