Gazmdent Bardhi dhe Lulzim Basha

Asambleja e PS-së, Basha: Qeveria e damkosur s’i shpëton dot drejtësisë! Bardhi: Ndryshimet, makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni

4 Shtator 2023, 19:28| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 19:48

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, njëherësh kryetar i Grupit parlamentar ka reaguar në lidhje me Asamblenë e PS-së, gjatë të cilës kryeministri Rama njoftoi dhe ndryshimet në qeveri. Përmes një postimi në rrjete sociale Basha shkruan se  “qeveria e damksour nga SPAK për inceneratorët sipas tij nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake”.

“Qeveria e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve. Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës”, shkruan Basha.

Një reagim ka bërë edhe Gazment Bardhi i cili thotë se ndryshimet janë thjesht një një makiazh "për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit".  

“Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit”, shkruan ai.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceni: 05/09/2023 05:54

    Merruni me halen tuaj!

    Përgjigju
  • Cubel breca: 05/09/2023 04:55

    Po ky bardhushi kujton se ka fytyre te mir keshtu asi. Vecse fytyre krimili e faktuar.

    Përgjigju
  • Tofik Lenja: 04/09/2023 22:36

    Si Bash edhe Bardhi janë të zredhurit e Non Gratës Sali Berisha, ndaj dhe dalin e llapin me këtë gjuhë. Por u them se, me këtë idjotësinë politike e morale që keni me në krye Berishën e Metajn, Edi Rama dhe PS do rrijë në Pushtet edhe pas 2030. Vazhdoni villni vrerë, shani, shpifni, kërcënimi, thurni Banale sa të doni, por Populli nuk ju voton më për t'a qeverisur Ju pseudo-Demokratë, që në fakt jeni paterica të super Komunistit të fundit në Shqipëri Sali Ram Berishës.

    Përgjigju
  • Elda: 04/09/2023 22:01

    Fenomeni Basha duhet studiuar nga psikologet. Nuk e kuptoj si mund te pretendoje nje deshtak I lindur si ky. Weird...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?