Ndryshimet në Qeveri, Alibeaj: Manovrat e fundit të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimi

25 Korrik 2022, 14:48| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 14:49

  • Share

1657353871_Screenshot1.jpg

Manovrat e fundit të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimi. Kështu e ka konsideruar kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ndryshimet në qeveri.

“Lojërat me shkarkime ministrash janë manovrat e fundit të Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur: kjo qeveri është përgjegjëse kryesore për katandisjen e Shqipërisë në këtë gjendje.  E për këtë, veç ministrave marionetë, përgjegjësia kryesore mbetet e njeriut që frymëzoi, drejtoi dhe sot zboi (si shumë të tjerë para tij) bashkëpunëtorë që bashkë me të, mbajnë përgjegjësi direkte për korrupsionin galopant që ka mbërthyer Shqipërinë. Ftoj SPAK që ndërkohë të vijojë punën për hetimin e të gjitha aferave, dosjet e të cilave presin gjykimin dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve kryesorë të aferave të mëdha korruptive.  Vetëm gjykimi i drejtë dhe i pavonuar i këtyre dosjeve do të mund të vërë në vend drejtësinë e munguar dhe para përgjegjësie penale të gjjthë ata që për vite me radhë u majmën në kurriz të shqiptarëve”, ka shkruar Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Rama shkarkon Ahmetajn, Balluku emërohet zv.kryeministre! Majlinda Dhuka në krye të negociatave me BE dhe Ministre Shteti, ikën Mazi


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?