Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Bajram Begaj dekreton propozimet e Ramës

26 Korrik 2022, 14:00| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 14:04

  • Share

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Po ashtu Begaj ka dekretuar edhe dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

'Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar  shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.'- njofton presidenca.


Lajmi kryesor:

Ndryshimet në qeveri, Begaj dekreton shkarkimin e Ahmetajt dhe emërimin e Ballukut e Dhukës! Të enjten parlamenti në seancë plenare në orën 17:00


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?