Ndryshimet ligjore të AMA-s/ Berisha dhe Rama me podcaste, ironizon Majko: Po këta i rregullon ky ligji?

4 Prill 2023, 11:58| Përditesimi: 4 Prill 2023, 12:07

  • Share

Teksa në Komisioni për Çështjet Ligjore po flitet për ndryshimet në ligj të AMA-s, ka pasur edhe ironi sa i takon zhvillimeve të fundit politike. Deputeti socialist Pandeli Majko ka ironizuar thirrjet për pjesëmarrje në podcaste të kryeministrit dhe ish kryeministrit.

Majko shtroi pyetjen drejtuar AMA-s nëse këto podcast do të rregullohen me ligjin e ri të medias audio-vizive.

‘Këto podcastet që dëgjojmë, z. Rama të vetin, edhe z. Berisha, a janë të rregulluara nga ky ligj? Kam përshtypjen se influence e rrjeteve sociale po krijon zona të lira ekonomike, të pa monitoruara dhe ku mund të thuhet ccdo gjë? Ka fuqi AMA të ndërhyjë apo duhet tjetër rregullim ligjor? Mora dy shembuj, dy politikanë që po krijojnë një marrëdhënie të re mediatike?’- tha Majko.

Ndërsa përfaqësuesja e AMA sqaroi se në fakt bëhet fjalë për platforma e jo për individë.

‘Të paktën siç është referuar relacion, bëhet fjalë për platforma, për platformat e mëdha, jo për individë, ose platforma të mëdha që janë të thirrura, apo detyruara, të rregullojnë marrëdhëniet e tyre me materialet e tyre audiovizive. Pra platforma shpërndarje të videove!’- tha Mirela Oktrova, përfaqësuese e AMA.

Kujtojmë se pas kryeministrit Rama i cili prezantoi podcastin e tij, edhe ish kryeministri Berisha komunikoi se do të krijonte edhe ai madje e ftoi kundërshtarin e tij politik në një debat. 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?