Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese

Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, grupi i punës zhvillon mbledhjen e parë

24 Shtator 2020, 14:54| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 14:56

  • Share

Grupi i punës i ngritur për pasqyrimin e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e parë.

10 ditë pas ngritjes së tyre, grupi i punës i përbërë nga Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita u njohën me propozimet e mbërritura në Kuvend, atë të PS-së dhe disa amendamente nga opozita parlamentare.

Deputeti Korab Lita shprehu disa rezerva mbi propozimet e paraqitura dhe kërkoi më shumë kohë në dispozicion për të depozituar në këtë grup pune propozimet e tij në emër të opozitës parlamentare.

Grupi u dakordësua që të vazhdojë punën dhe të rimblidhet gjatë pasdites së sotme (24 shtator) për tu njohur me propozimet e deputetit Lita, në kërkim të arritjes së konsensusit sa më të gjërë për amendamentet e Kodit Zgjedhor.

Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i ka lënë afat këtij grupi pune datën 30 Shtator për të përmbyllur draftin.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tomorri: 24/09/2020 15:14

    Cfare fytyre e urryer ky Korab LITA. Vemje qe eshte lyer me korrupsionin e RILINDJES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?