Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

26 Prill, 18:41| Përditesimi: 26 Prill, 21:34

  • Share

Ndryshimet klimatike kanë ngritur alarmin mes ekspertëve për të gjetur zgjidhjet që do të ulin pasojat që mund të jenë katastrofale. Në ‘Studio Live’ ekspertja Ornela Çuçi shpjegoi se Shqipëria është vendi më i prekur nga ndryshimet klimatike sesa vendet e tjera të Europës.  

'Problemi më i madh është se ka ndryshuar periodiciteti i reshjeve dhe thatësirës. Shqipëria liston 1400 1700 milimetra shi sasi reshjesh. Drini përmbyt çdo dy vjet dhe Vjosa duke na përmbytur çdo 5 vjet periodikisht. E liston Shqipërinë si vend që preket nga ndryshime klimatike më shumë se çdo vend në Europë.

Përveç sasisë së reshjes, kemi një periudhë me thatësirë më shumë se ç’e kemi pasur. Evropa e Jugut është rritur temperatura me 2 gradë, çka rrit me 1 gradë e gjysëm temperaturën e tokës. Çka rrit rënien e zjarreve në periudhën e verës. Jo vetëm përmbytje, Shqipëria atakohet në disa komponentë. E gjithë kjo me patjetër duhet të menaxhohet, jo vetëm për sot, por të marrim masat që të mos na gjejë të papërgatitur', tha Çuçi.

Ndërkohë, studiuesi Sazan Guri sqaroi se rritja e nivelit të detit dhe niveli i ulët i tokës prapa zonave pyjore bën që sipërfaqja e detit të afrohet qyteteve.

'Janë 4 ngjarje. Një ngjarje natyrore është ngrohja globale, kemi dhe ndryshimet globale klimatike. Janë graduale, të vogla. Ndodhin ndryshime të vogla, ndërkohë që në vitet 1970-80, kur u ndje që filloi një epokë njerëzore me ngrohjen lokale, prandaj dhe vendi jonë kategorizohemi si vendi me prekjen më të lartë. Shqipëria preket edhe me 5 cm rritje të nivelit të ujit. Prapa pyjeve toka është më e ulët se niveli i detit.

Nëse ngrihet 5 cm ato mbyllen shumë kollaj. Deti shkon në rrugë nacionale, deri në Tiranë. Sepse toka është më e ulët se niveli zero. Shqipëria mund të jetë nga vendet që preket më tepër se vendet e tjera europiane. Ajo që ndodh më e tmerrshëm, ku nuk ka vjeshtë, pranverë, nuk ka ndryshim gradual, por të beftë 20 gradë, ke 3 stinë në një javë, shumë e rëndë për organizmin', u shpreh Sazan Guri.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?