Ndryshimet në Kodit Penal, brenda vitit lançohen për konsultim publik! Manja: Do të kemi edhe aministi penale

28 Tetor 2023, 12:04| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 15:49

  • Share

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se projekti i ri për ndyshimet në Kodin Penal, brenda 1 viti do të lançohet për konsultim publik. Ndërsa sqaroi se ndryshe nga tradita e deritanishme amnistia që po përgatitet nga qeveria, e cila zakonisht bëhet në fund të vitit është në plan për tu zbatuar së shpejti.

“E shfrytëzova këtë takim edhe për t’ju bërë thirrje kolegëve të mi avokatë, që të bëhen pjesë  oponencës të projektit të ri të Kodit Penal, i cili besoj shumë shpejt brenda këtij viti do të lançohet për konsultim publik. Lidhur me amnistinë penale, unë herë pas here jam prononcuar që do te kemi një amnisti penale për të dënuarit. Sigurisht qëllimet dhe parimet e amnistisë penale udhëhiqen nga parimet e humanizmit, riedukimit dhe risocializimit të të dënuarve në shoqërinë shqiptare por pse jo ndjekin edhe qëllime të tjera që kanë të bëjnë me reduktimin e mbipopullimit në institucionet e ekzekutimit të dënimeve penale. Po do ta kemi edhe amnistinë, edhe pse zakonisht bëhet në fund të vitit por ka disa kohë që është shtyrë kjo tabu. E rëndësishme është që të kemi një amnisti penale dhe ma besoni se nuk ka njeri më të interesuar për një amnisti se sa një Ministër Drejtësie”, tha Manja.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qaniu: 28/10/2023 18:31

    Ti Jen fiks perfaqesuesi tipik i ketij realiteti qe jetojme. Te behesh edhe ti minister eshte fundi per nje shtet. Turpi botes

    Përgjigju
  • Kalemi me gom: 28/10/2023 14:30

    Loloja i Rames.Ka ne dore nje demek strukture Anti Corrupsion por qe ne fakt sherben si perkrahse Corrupsioni.Mjerr kush ankohet atje per nje problem dhe e pret belaja.Shtet shkerdhat

    Përgjigju
  • 313: 28/10/2023 13:11

    I keni mbush burgjet per 2gr cocain. Vejeni kufirin e droges per vet perdorim 2gr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?