Stafi teknik i Vllaznisë

Ndryshime te Vllaznia, Vioresin Sinani rikthehet në stol

10 Qershor, 21:37| Përditesimi: 10 Qershor, 21:39

  • Share

SHKODËR - Vllaznia është në përgatitje të sezonit të ri, me disa elementë të talentuar të akademisë që janë bashkuar me ekipin e parë.

Tanimë në Shkodër kanë nisur edhe lëvizjet në pankinë, me Vioresin Sinanin që projektohet si krahu i djathtë i Thomas Brdaric. Pas rikthimit të gjermanit në stol, duket se edhe gjerat do ndryshojnë në klubin shkodran.

Gjithçka u mësua këtë pasdite, me drejtuesit që kanë vendosur si krahun e djathtë të Brdaric një emër si Sinani, ikonë e golashënuesve në kampionatin shqiptar.

Edhe sezonin e shkuar Vioresin Sinani ishte në stol si ndihmëstrajner, teksa më pak kaloi në rolin e drejtorit sportiv, e më pas si trajner i moshave.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?