Godina e FSHF-së

Ndryshime në strukturën e FSHF-së! Shulku me më pak kompetenca, ‘gradohet’ Aldi Topçiu

2 Prill, 10:36| Përditesimi: 2 Prill, 10:44

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar strukturën e re organizative ku bie në sy se sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku nuk ka më të njëjtin fuqi si më parë. Ai do vijojë të jetë sekretar, por nuk ka më nën komandë të gjithë departamentet e FSHF-së.

Me ndryshimet e reja Shulku do kujdeset për impiantet sportive nën menazhimin e FSHF-së si stadiumet Air Albania, Elbasan Arena, Shtëpinë e Futbollit, qendrën stërvitore në Kamëz si dhe përgjegjës i futbollit të vajzave dhe atij amator.

Tani një rol të rëndësishëm do ketë Aldi Topçiu, i emëruar drejtor administrativ. Tani ai është përgjegjës për sektorin e garave, atë ligjor dhe të licensimit. Gjithashtu drejtor Teknik do jetë Fluvio Pea, ndërsa Edlira Jaupaj drejtoreshë e burimeve njerëzore, IT dhe statistikave.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?