Ndryshime në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj do emërohet në krye të bluve të Tiranës! Çfarë pritet të ndodhë me drejtuesit në qarqet e tjera

13 Dhjetor 2022, 17:17| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 19:25

  • Share

Në limitet e 100 ditëshit të parë në krye të bluve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka vendosur të ndryshojë një pjesë të mirë të drejtuesve në departamente dhe drejtori të qarqeve. Burime nga policia bëjnë me dije se emrat e ndryshimeve janë të qartë për Rrumbullakun, por akoma nuk janë firmosur zyrtarisht.

Report Tv mëson përmes burimeve jo zyrtare se zëvendësdrejtori i përgjithshëm Tonin Vocaj pritet të lirohet nga kjo detyrë dhe të emërohet drejtor i Policisë së Tiranë, duke spostuar në këtë mënyrë drejtorin aktual, Lorenc Panganika. Ky i fundit pritet të transferohet pranë Akademisë së Sigurisë, por nuk përjashtohen surprizat. Emri më i përfolur për të zënë vendin e Tonin Vocajt si zëvendës të Muhamet Rrumbullakut është Sokol Bizhga, deri para pak muajsh në detyrë si drejtues i Operacionales.

Po ashtu, ndryshime pritet të ketë edhe në disa drejtori të tjera qarqesh, përfshirë Vlorën, Fierin apo Shkodrën. Nga Instituti i Policisë Shkencore, ku qëndron prej pak vitesh, Niko Brahimaj pritet të zëvendësoj Alfred Çepen në Fier. Pjesë e listës së emrave në zyrën e Rrumbullakut është edhe ai i Ervin Hodajt, ish-drejtor i Policisë së Tiranës, i cili pritet të rikthehet në postin e drejtorit në Policinë e Shkodrës. Po ashtu, Ermal Muça pritet të emërohet drejtor në Vlorë, duke spostuar Gentian Berberin.

Report Tv mëson ndërkohë se Lutfi Minxhozi pritet të emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Gent Ndoj drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Burime bëjnë me dije se pjesë e listës së ndryshimeve janë edhe drejtori të tjera.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xha ago: 13/12/2022 17:58

    Bravo dr meti,edhe ti nuk zhgenjen njesoj si praardhesit e tu ricilkim po ben ,ndryshimi eshte se ti je pak i ngathet dhe tu deshen 100 dite per te bere riciklim plehrash.

    Përgjigju
  • Polici: 13/12/2022 17:56

    I re Rrumbullak e prap aty ku e nise do dalesh 360 grade

    Përgjigju
  • Bravo: 13/12/2022 17:35

    Me plerat historikisht po vihen e po ri-vihen gjithemone Sipas interesave. Sikur ska njerez tjeter qe duan te punojne me ndershmeri.. Vetem kto vrasesit dhe fshehsit e provave qenkan Te denje .. ju humbt fara plera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?