Policia e Shtetit

Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve në Lezhë e Lushnjë! Ja kush emërohet në Akademinë e Sigurisë

16 Janar, 11:30| Përditesimi: 16 Janar, 13:17

  • Share

TIRANË- Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka bërë disa ndryshime të reja në Policinë e Shtetit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rrumbullaku ka lëvizur shefat e komisariateve në Lezhë e Lushnjë.

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit. Burime bëjnë me dije se në Lezhë është emëruar Agim Hoxha shef komisariati dhe Behar Caka emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Agim Basha nga Lushnja emërohet në Akademinë e Sigurisë dhe në vend të tij emërohet Edmond Pjetri.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?