Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit

Ndryshime në policinë e Elbasanit, Gramshit e Librazhdit

22 Janar 2021, 14:01| Përditesimi: 22 Janar 2021, 14:06

  • Share

Në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit janë bërë disa ndryshime ku në krye të sektorit të krimeve është vendosur Faik Ruko.

Sokol Novaku i cili mbante me parë këtë post është transferuar në Gramsh, në të njëjtin pozicion.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi bën me dije se Faik Ruko, nga shef rendi, është emëruar shef Krimi në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Në venin e tij ka ardhur Armand Koni i cili më herët mbante postin e shefit të Krimit në Librazhd.

Mariglen Duci nga shef Krimi në Komisariatin e Policisë Elbasan emërohet në shef seksioni në Krimin Ekonomik në DVP Elbasan.

Sokol Novaku nga shef i seksionit të Krimit Ekonomik emërohet shef Krimi në Komisariatin e Policisë Gramsh.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?