Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga detyra zëvendësministri Gjergj Simaku! Ja kush e zëvendëson

27 Dhjetor 2022, 18:29| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 18:31

  • Share

Endrit Molla është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë, ku u vendos lirimi nga detyra i Gjergji Simakut, i cili mbante këtë post që prej dhjetorit të vitit 2020. 

Vendimet e qeverisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendim për lirim nga detyra

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?