Ndryshim të Kushtetutës? Manja i
përgjigjet PD-LSI: Jo kompromis

16 Janar 2018, 12:07| Përditesimi:

  • Share
Partia Socialiste ka reaguar pas kërkesës së opozitës për ndryshimin e Kushtetuës dhe ligjit lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, flet për amendimin kushtetues të opozitës dhe KLGJ e KLP. 

Manja deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë kompromis me opozitën për ndryshime kushtetuese. "Nuk do të ketë asnjë kompromis mbi Kushtetutën e miratuar me 140 vota. Neser jemi në ditë normale pune në Komisionin e Ligjeve. Opozita nuk mund të na bllokojë politikisht. Ka mekanizma zhbllokues për komisionin ad hoc", tha Manja.

Më tej, deputeti socialist deklaroi se mazhoranca është në fazën e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe se nesër Komisioni i Ligjeve hap procedurat për KLP dhe KLGJ, duke ftuar opozitën t'i bashkohet procesit për zbatimin e kësaj reforme të rëndësishme.

"Jemi në fazën e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Politika është shprehur me votë për këtë reformë. Ne do të ecim përpara tashmë. Ndryshimet u miratuan në 21-22 korrik. Palët politike, të gjitha, e shprehën atëherë vullnetin. Ftoj opoziten të ulet në komision për zbatimin e Reformës në Drejtësi, nesër Komisioni i Ligjeve hap procedurat për KLP dhe KLGJ", shtoi deputeti.

Pse nuk i është bindur Kuvendi Gjykatës Kushtetuese prej 8 muajsh?
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u botua në fletoren zyrtare vetëm në 26 dhjetor 2017, pavarësisht se vendimi u mor në prill 2017. Pasi botohet në fletoren zyrtare, atëherë Këshilli i Legjislacionit në Kuvend i merr në shqyrtim ato.

Për vendimin e botuar në maj, Kuvendi në atë kohë ishte shpërndarë. Duhen 84 vota. Opozita të vijë e të japë mbështetjen për t’i adresuar dhe për t’i votuar menjëherë.

Pse Lista e ONM dhe lista e sekretarit të përgjithshëm për vlerësimin e KLP nuk përputhen?
Nesër Komisioni i Ligjeve hap procedurat për KLP dhe KLGJ.

A do të negociohet me opozitën për 84 vota?
Do tentojmë sigurisht. Edhe opozita e ka detyrim zbatimin e vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ftoj opoziten të ulet në komision për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Amendimi kushtetuese i PD?
Nuk do të ketë asnjë kompromis mbi Kushtetutën e miratuar me 140 vota. Neser jemi në ditë normale pune në Komisionin e Ligjeve. Opozita nuk mund të na bllokojë politikisht. Ka mekanizma zhbllokues për komisionin ad hoc.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?