Ndreu në Lezhë: Fokusi ynë, projektet e infrastrukturës të zonave që janë lënë në harresë përgjatë 30 viteve

25 Prill 2023, 10:51| Përditesimi: 25 Prill 2023, 11:14

  • Share

 

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu, zhvilloi një takim me banoret e fshatrave Pllanë dhe Berzanë të Njesisë Administrative të Zejmenit. Ndreu premtoi vijimin e projekteve në infrastrukturën e këtyre zonave të cilët ishin lënë në harrese përgjatë 30 viteve nga qeverisja e djathte.

“Lezha një qytet policentrik, me disa qendra të zhvilluara. Ky do të jetë fokusi ynë në 4 vite diskutime konstruktive dhe propozime në Këshillin e Bashkisë Lezhë. Ky është propozimi i kryesuse së listës së kandidateve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Lezhë Alfrida Marku, sipas të cilës Rikualifikimi dhe integrimi me parametra bashkëkohore i lagjes Skenderbeg dhe lagjes së Spitalit duhet të jenë ndër projektet kryesore për zhvillimin e Bashkisë Lezhë në 4 vitet e ardhshme.”- tha ai.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Kandidatët për Bashkitë e vendeve në terren, Sako: Jemi për barazi sociale, ndërtojmë 52 rrugë! Boçi: Do bëj më shumë për nevojat tuaja


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?