Ndreu-Berishës:Patentat e Tahirit
të ligjshme, ia dha qeveria jote

9 Nëntor 2017, 19:29| Përditesimi:

  • Share
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu i është përgjigjur sërish akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me patentat e Tahirit për mjete lundrimi.

Berisha akuzoi Paulin Ndreun, vëllain e deputetit, se ka lëshuar patentat për ish-ministrin e Brendshëm. Por në replikë, Pjerin Ndreu tha se dokumentet janë lëshuar gjatë kohës së qeverisë “Berisha”, ndërsa shtoi se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ish-kryeministrit. 

“Vëllai im nuk ka lidhje në lëshimin e patentave të Tahirit. Patentat e tij janë të ligjshme, po, po të ligjshme. Dokumentet janë bërë në kohën e qeverisjes tënde të famshme, në 2010-2011”, tha deputeti i PS, Pjerin Ndreu.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?