Ndotje masive në lumin Drin, shishe e materiale plastike! Prurjet mbushin hapësirën me plehra që derdhen në det

28 Shkurt 2023, 16:00| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 16:05

  • Share

Kjo është panorama që të ofron shtrati i lumit Drin në Lezhë që një ditë pas reshjeve të dendura të shiut i ngjan një landfilli mbeturinash.

Shtimi i prurjeve ka sjell mbeturina të shumta që përshkojnë rrjedhën e lumit e  më tej përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje te madhe për zonën turistike.

Shkaktari kryesor i ndotjes është vetë dora e njeriut që i hedh mbeturinat jashtë vendeve të përcaktuara dhe pasojat janë këto që shohim.

Të dy anët e bregdetit, në grykëderdhjen e lumit Drin janë mbuluar nga mbetje të ndryshme deri të kafshët e ngordhura, të cilat prej kohesh kanë zënë vend dhe askush nuk angazhohet për t’i zhvendosur dhe pastruar territorin.

Kjo problematikë është prezentë në sa herë ka reshje, duke i sjellë ndotje të madhe bregdetit, ndërsa Bashkia Lezhë dhe e Vaut të Dejës deri më sot nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve, duke shmangur përgjegjësinë.

Lumi Drin ka një gjatësi prej 285 km dhe një basen mbi 14 mijë km katrorë, pjesa më e madhe e të cilit përshkon zonën e Lezhës. Krahas ndotjes së krijuar nga njerëzit, ky lumë është kthyer në një kërcënim serioz përmbytjesh.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?