Ndotje ekologjike, lumi Ishëm mbulohet nga shishet dhe mbetjet plastike, plehrat ‘nisen për plazh' (VIDEO)

12 Prill 2022, 09:04| Përditesimi: 12 Prill 2022, 09:11

  • Share

Pas shirave që kanë rënë ditët e fundit, lumi Ishëm është mbuluar nga shishet dhe mbetjet plastike. Lumi i transporton drejt detit ku me pas depozitohen në brigjet e plazheve dhe bregdetit tonë, por edhe më tej duke përfunduar në Mal të Zi, Kroaci etj.

Këto pamje është rezultat i mungesës së ndërgjegjësimit të njerëzve. 

Prej dekadash tashme ky lumë është i ndotur e në të nuk jeton më asnjë gjallesë pasi ndotja nuk është vetëm e tipit inert, pra nuk kemi të bëjmë vetëm në ndotje nga mbeturinat, por edhe nga fabrikat e ndryshme te cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën nga Tirana e deri në Rinas kryesisht janë fabrikat e përpunimit të lëkurëve ato që derdhin në këtë lumë kimikate e acide të cilat kanë shfarosur çdo gjallesë.

Ne grykëderdhjen e lumit Ishëm janë me qindra tonelata mbeturina të llojeve të ndryshme të depozituara ndër vite.

Dhe pse here pas here është folur për vendosjen e një sistemi filtrimi të këtij lumi dhe rehabilitimin e tij asgjë konkrete nuk është bërë situata vijon e njëjtë dhe sa herë ka shira panorama përgjatë brigjeve te këtij lumi sidomos ne gryk derdhje është e turpshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Europ: 12/04/2022 09:23

    O SHTET I korruptuar populli nuk eshte i ndergjegjshem ka edhe manyra te tjera per ta vene ne binaret e duhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?