'Fshati nuk ka kazanë!' Banorët e Ormanit në Maliq hedhin plehrat në shtratin e lumit Devoll! Report Tv tregon ndotjen alarmante

27 Shtator 2023, 17:28| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 22:35

  • Share

Qeset me plehra i hedhin poshtë urës dhe herë pas here i vënë flakën. Era e keqe kundërmon në fshatin Orman të Bashkisë së Maliqit, ndërsa bregu i lumit Devoll është mbuluar nga mbeturinat.  Jo vetëm plehrat por edhe mbetjet e bagëtive kanë pushtuar lumin Devoll, duke u kthyer në burime për infeksione.

“Nuk pastrohen, nuk transportohen plehrat e fshatit. Të tëra derdhen në lum”.

Banorët thonë se kjo situatë shqetësuese ka ardhur si pasojë e mungesës së një vendgrumbullimi. Bashkia e Maliqit nuk ka vendosur kontejner dhe as i pastron plehrat e fshatit Orman.

“Duhet që bashkia të marrë masa. Të vendosen kazanët e plehrave. Lumi është për ibret. Njerëzit nga halli i hedhin atje, se s’kanë ku i çojnë. Për votime drejtori i Kullimit pati premtuar se do pastrohen, por asgjë nuk është bërë”.

Lumi Devoll e ka pasur tepër të theksuar problematiken e ndotjes, sidomos në fshatin Orman dhe nga viti në vit situata ka ardhur duke u përkeqësuar.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/09/2023 01:41

    E votuat per te 6-en here Gezim Topciun? Ja kthyet karrigen ne kolltuk? Tani mos u qani!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?