Ndotja masive e liqenit të Fierzës
autoritetet: Jemi në emergjencë 

14 Prill 2016, 14:35| Përditesimi:

  • Share
Situata mjaft e rënduar e krijuar si pasojë e mijëra ton mbeturinave të llojeve të ndryshme që janë depozituar në sipërfaqen e liqenit të Fierzës, ka bërë që autoritetet lokale të shpallin situatën e emergjencës 5-ditore, me qëllim që të ndërhyet.

Ka qenë Prefekti i Qarkut Kukës ai që e ka shpallur situatën e emergjencës lokale për nje periudhe 5 ditore ku u ka kërkuar institucioneve si Bashkia Kukës, drejtoria e kufirit dhe Emergjencave Civile që të marrin masa pasi kjo pasuri po dëmtohet çdo ditë.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të formohet një strukturë e veçantë për mbrojtjen nga ndotja, ndonëse ajo krijohet nga Kosova dhe fshatrat e Kukësit.

Shpallja e emnergjences u be gjate nje takimi  te posaçem ku te pranishem ishin Shemci Prenç drejtor I emergjencave civile dhe Bekim Murati drejtor I pergjithshem I prefekturave .  

Premçi u shpreh se do zbarkojne forcat e ushtrise e policise por vendoret duhet te sigurojne koshat dhe mjeteve te renda per largimin e mbetjeve ne menyre te kontrolluar. 

Sipas tij do të tentohet që të  instalohet një rrjetë mes kufirit Kosovë - Shqipëri për moslejimin e kalimit të mbetjeve në territorin shqiptar.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?