Ndotja e ujit shkakton katastrofë
ekologjike në Kunës të Shëngjinit

15 Prill 2016, 20:00| Përditesimi:

  • Share
Ndotja e ujërave të Lagunës së Kunës në Shëngjin ka shkaktuar një katastrofë të vërtetë ekologjike. Në harkun kohor të një viti, rreth 20 kuintalë peshk ka ngordhur, por ky nuk është i vetmi problem. Peshkatarët e zonës shprehen se nuk janë të sigurt nëse edhe peshku që arrin të mbijetojë, duhet konsumuar apo jo.
 
Me shqetësimin është i njohur edhe Inspektorati Mjedisor në Lezhë. Kreu i këtij institucioni Ferdinand Ndoj thotë se problem mbetet impianti i përpunimit të ujërave të zeza.
 
Në lidhje me këtë problematike edhe institucioni i Prefektit ka kërkuar një mbledhje urgjente të institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar që të verifikohet situata si dhe të kryhen analizat për të përcaktuar arsyet e ndotjes së lagunës.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?