Ndotja e Durrësit me naftë

Dështimi i laboratorit shtetëror, prokuroria e Durrësit thërret ekspertë privatë për ndotjen me naftë në impiantin e ujërave të zeza

22 Qershor 2023, 16:13| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 17:07

  • Share

Hetimet për të zbuluar kompaninë që shkaktoi ndotjen mjedisore dhe nxori jashtë funksionit impiantin e ujërave të zeza në Durrës do të vazhdojnë me ekspertë private.

Pas dështimit të Laboratorit Shtetëror, Prokuroria e Durrësit ka vendosur të marrë sërish kampionë dhe të realizojë analizat kimike me ekspertë privatë.

Një ditë më parë Report TV publikoi dokumentin e Inspektorati Shtetëror Teknik për Policinë e Durrësit, ku thuhej se nuk mund të realizojë analizat edhe pse ka një laborator të akredituar për naftën e gazin.

Burime për Report TV thanë se zbulimi i lëndës kimike do të çonte hetuesit drejt emrit të kompanisë që derdhi autobotin me mbetje nafte në kanalin e ujërave të zeza. 

Ndotja e paprecedentë e 14 qershorit, bllokoi impiantin dhe për tre ditë ujrat e zeza të Durrësit përfunduan në det në zonën e Porto Romanos duke e ndotur atë.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?