Kronikë

Ndotet Liqeni i Komanit, specialisti i turizmit ngre alarmit: Aty po shkarkohen kamionët me mbeturina

26 Qershor 2021, 17:25| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 18:19

  • Share

Liqeni i Komanit nuk është gati për të pritur turistë. Ai është i "pushtuar" në mbeturinat. Ndoc Mulaj, specialist i turizmit malor në Shqipëri, ka publikuar video nga kjo katastrofë, teksa ngre alarmin se në këtë Liqen po shkarkohen kamionët me mbeturina.

“Kjo është situata sot në liqenin e Komanit, pas atij super aksioni që bëmë në prill dhe pas një punë mjaft të mirë e të lavdërueshme që ka bërë KESH dhe Bashkia e Vaut të Dejës më pas për heqjen e vazhdueshme të mbeturinave afër digës. Pra nga po vijnë…?! Ju varkatarë, nëpër kasetofonat tuaj të varkave, duhet të lëshoni atë këngën “Prej te Molla e Kuqe…” sepse po thonë që aty përballë Mollë Kuqe po shkarkohen kamjonat me mbeturina”, shkruan Mulaj.

Mesa duket nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e kësaj katastrofe ekologjike. Ndonëse vit pas viti, në këto ujëra janë realizuar dhjetra aksione, ku janë pastruar qindra metra brigje, sërish mbeturinat janë të pranishme, duke rrezikuar seriozisht jo vetëm florën dhe faunën e këtij liqeni, por edhe banorët të cilët gjatë sezonit të verës i shfrytëzojnë këto ujëra për plazh

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KritikAbsolut: 26/06/2021 19:27

    Dhe kamione dhe mbeturinat nga Lumi Shales dihet ku grumbullohen. Si te shkojne 2000 veta ne fundjave gjithe ato mbeturina ku hidhen kujtoni ju? Atje behet nje baterdi ekologjike dhe financiare ku askush nuk leshon fatura dhe as paguan njeri taksa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?