Ndotet plazhi i Potamit, pushuesit për Report Tv: Kundërmon erë e keqe! Shkak dyshohet shkarkimi i ujërave të zeza të bizneseve, autoritetet asnjë masë (VIDEO)

30 Qershor 2022, 19:01| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 19:16

  • Share

HIMARË- Pushuesit që kanë zgjedhur plazhin e Potamit në Himarë janë përballur me një pamje aspak të këndshme mesditën e kësaj të enjte. Bregu i detit është i ndotur.

Report Tv sjell video të cilat janë bërë ditën e sotme rreth drekës dhe ajo që e bën më skandalozë këtë fakt është se një panoramë e tillë po vazhdon prej disa ditësh.

Turistët thonë se si pasojë e ndotjes kundërmon edhe aromë e keqe, ndërsa vendasit thonë se dyshohet që shkak i kësaj ndotjeje bëhen edhe shkarkimet e ujërave të zeza nga bizneset.

Ndonëse një situatë e tillë vijon prej ditësh, nga ana e autoriteteve nuk ka është marrë asnjë masë!

Kjo nuk është hera që në këto plazhe vihet re një ndotje e tillë e ujit, por duket se ankesat dhe shqetësimet kanë rënë në vesh të shurdhër.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tano: 01/07/2022 01:44

    KETO QUHEN PUME TE BERA ME BYTHE.... BASHKIA ESHTE INEKZISTENTE,,SHTETI FLE GJUME DHE SITUATTA FLET VETE....DUHET TE ISHIN NDERTUAR 50 DEBORATORE PER UJRAT E ZEZA TASHME NE BREGDET......

    Përgjigju
  • Eda: 30/06/2022 21:34

    Mos kini merak se e rregullon Jorgo Goro i Bashkise. A e keni pare se cfare fytyre prej debili eshte?????. A i keni pare plehrat ne te gjitha fshatrat e Himares si jane? Kullosin lopet neper plehra. A keni pare ndonje kazan plehrash ne plazhe???? Asnje. A e keni pare shpellen e Spilese,Monument Kulture, mu ne zemer te saj se ne cfare situate eshte????? Ishim.javen qe kaloi 8 veta nga Tirana dhe skemi per te shku here tjeter. Jorgua ka shume pune. Ai sic duket FLE gjume.

    Përgjigju
    • Shpellari: 01/07/2022 01:53

      C'deshe tek shpella o tironse? Lerja shpellen shpellareve.

    • PortoEda: 30/06/2022 23:08

      Shume e lajmeruar qenke, edhe per emrin e kryetarit por edhe per lopet.. por zoti Eda opoziten mos e ben ne shqiptarja.Com por behe ne rruget e Himares

  • liku: 30/06/2022 21:30

    Gjithe ajo popllsi qe eshte ne Himare ku derdhen ujrat e zeza

    Përgjigju
  • Paul: 30/06/2022 20:38

    PSE NUK JA VENDOSNI KETIJ PLAZHI EMRIN PO-MUT......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?