Foto ilustruese

Kronikë

Ndonjë plan për fundjavën? Njihuni me parashikimin e motit, sot diell dhe rritje temperaturash

26 Mars 2021, 07:20| Përditesimi: 26 Mars 2021, 07:21

  • Share

Pas ditëve me vranësira dhe mot të ftohtë ditën e sotme pritet një kthesë.  Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot të kthjellët në të gjithë territorin. Vranësira do të ketë në pak zona të vendit.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Ndërkohë që Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 03°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 05°C.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?