Ndoka: Basha pranon ftesën
e Ramës,drejt bashkëqeverisjes

7 Dhjetor 2017, 17:54| Përditesimi:

  • Share
Deputeti Nard Ndoka ishte i ftuar sot në “45 minuta” në Report Tv, ku ka komentuar mundësinë e një marrëveshje të dytë mes Bashës edhe Ramës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Sipas Ndokës Basha do  të pranojë ftesën e Ramës, ndërsa shtoi se po shkojmë drejtë një bashkëqeverisje.

E ka shprehur edhe vete, të dy e kanë pranuar që mund të mbështesin një qeverisje të përbashkët dhe nuk jemi larg asaj dhe këto deklarime të tyre jam përpjekur ti përkthej troc jo si flasin ata me diplomaci dhe lojëra fjalësh. Po shkojmë drejt një qeverie të përbashkët, kjo është e pashmangshme.

Një qeveri pa lider në përbërjen e tij se s’ka esencë, jemi në kushtet e një emergjence kombëtare për ta pasur një gjë të tillë, një garanci, një proces të qetë për të menduar për reformat që janë shumë të rëndësishmë edhe përbën një sakrifice që bëjnë të dy palët në të mirë të vendit, integrimit, dhe disa reforma që kërkojnë një lloj qetësie për ti bërë ato.

Rama e kupton, ka 4 muaj që nuk po tregohet si lider legjitim, akoma nuk ia ka dëgjuar shijen atij timonit të famshëm që e mori vetë imagjioni sa dallgë e presin para, ky është një lider i drobitur që s’mund të përballet me atë eufori që do vijë, edhe vete e ka thene qe do largohem kur ta kuptoj, jo kur te me nxjerrin njerezit nga zyra, Ramës i erdhi dita më shpejt nga sa e kishte menduar. Ata flasin me njeri tjetrin, nuk jane dy lidere qe nuk flasin e nuk takohen, ata flasin ne telefon, jam i sigurt qe kane folur ne telefon, nuk eshte e domosdoshme te takohen fizikisht, eshte me e lehte te takohesh ne Tirane se sa ne Bruksel”, tha Ndoka.

Kryeprokurori i ri, sipas Ndokës, do të zgjidhet me bekim e të dy liderëve.

Kryeprokurori i ri besoj që do të jetë me bekimin e të dyve. Nuk besoj që do të ketë Prokuror të njëanshëm. Nuk e besoj. Duke e njohur Ramën ai është një personazh që i fut 360 gradë sa të shohë rrezikun. Besoj që e ka aq nuhatje politike që nuk shkon deri në atë pikë sa të nxjerrë jashtë loje opozitën”, u shpreh Ndoka.

Intervista:

Nga ajo që keni parë deri tani, ka tre ftesa qe Rama i ka bërë Bashës, Basha ka një përgjigje as po as jo, si e gjykoni pse kërkon Rama marrëveshje me Bashën

Besoj që e ka të domosdoshme marrëveshjen. Basha ka treguar një qasje perëndimore. Me skandalin që Rama k anë kurriz, sepse nuk është e lehtë që ministri i tij, krahu i tij i djathtë, sot ka akuzat më të rënda që ka pasur një politikan në 27 vite, duke u gjendur në këtë krizë të madhe, e kam shikuar që është një maxhorancë me pamundësi për të qeverisur e vetme. Kam gjykuar që ai gjithmonë do ta gjejë një mënyrë të bindur Bashën, e tani ka dalë me një ftesë publike. Duke e parë në këtë sens kemi parë një opozitë ndryshe.

Po thoni që është një lojë pokeri, Rama ka hedhur letrën?

Basha ka shansin tashmë, që nga një personazh që mori goditje jo të vogël, ka një rritje artificiale, ka sot pjesën e vendimmarrjes të artë që është në duart e tij. Duke e njohur profilin e tij mendoj që ai do të përfshihet në proces

Pra do e pranojë ofertën e Ramës?

Në fund të fundit edhe opozita ka përgjegjësit e saj dhe donë apo nuk donë do të bashkëpunosh me kundërshtarin. Në fund të fundit pjesë e marrëveshjes dhe kjo ishte që rruga drejt Europës mos të kishte pengesa.

Ju e gjykoni do të ketë një takim të ri mes palëve?

Kam përshtypjen që po. Është e pashmangshme një gjë e tillë. Edhe vetë Basha nuk e ka ndjekur rrugën e përplasjes. Nënë drejtimin e Berishës nuk do kishte parlament, do kishte deputetë që thyenin karrige etj.

Fakti që Basha nuk është sjellë kështu po thoni që ka pasur një marrëveshje për këtë mes liderëve?

Jo nuk shkoj deri aty, Basha ka një qasje tjetër është i prirur drejt dialogut. I ka promovuar idetë e tij në parlament, por ka gjetur një Kryeministër primitiv.

Duke u marrë herë pas here me opozitën mund të tregohej më tolerant mund ta respektonte opozitën. Marrim komisionet, nuk i dha opozitës një komision më shumë.

Gjërat mund të ndryshojnë këndej  e tutje? Ju gjykoni se do jetë një prokuror i  ri i zgjedhur me bekimin e dy liderëve? Apo do jetë i njëanshëm?

Nuk e besoj se do të ketë një aventurë të tillë, Rama nuk është në kushte të tilla. Kryeprokurori i ri besoj që do të jetë me bekimin e të dyve.

Po thoni që nuk do ketë Prokuror të njëanshëm?
Nuk besoj që do të ketë Prokuror të njëanshëm. Nuk e besoj. Duke e njohur Ramën ai është një personazh që i fut 360 gradë sa të shohë rrezikun. Besoj që e ka aq nuhatje politike që nuk shkon deri në atë pikë sa të nxjerrë jashtë loje opozitën.

Prokurori aktual ka qenë marrëveshje mes Berishës dhe Metës, i riu do jetë mes Ramës e Bashës?

Ky është realiteti. Sot janë këto dy personazhe, por nuk do të thotë që nuk do të jetë një marrëveshje më e madhe se sa dy personazhe. Prokurori më mirë do të ishte sikur të ishte partner i opozitës se sa maxhorancës.

A do të guxojë Basha në një takim të dytë me Ramën që të kërkojë më shumë funksion në qeveri?

Basha ka të drejtë ligjore, ai është në opozitë dhe çdo avancim në fushën e kundërshtarit është pozitive për të. Të dy e kanë pranuar një realitet që mund të mbështesin një qeverisje të përbashkët, nuk jemi larg asaj. Këto lëvizje i përkthej që po shkojmë drejt një realiteti tjetër politik

Po shkojmë drejt një qeverie të përbashkët? Si do ishte sipas jush me dy lider në përbërje?

Po drejt asaj po shkojmë. Nuk besoj që do të jetë me dy lider në përbërje.

Rama e kupton që nuk po tregohet si një lider legjitim. Akoma nuk ja ka dëgjuar shijen atij timonit të famshëm. Ai është një lider i drobitur dhe është i ndërgjegjshëm që nuk mund të përballet me ato furi. Ka ardhur momenti që njerëzit po reagojnë përpara Ramës. Ai ka deklaruar se do të largohet kur ta kuptojë ai dhe jo kur ta nxjerrin njerëzit nga zyra

Rama dhe Basha ishin në Bruksel, a keni informacion a janë takuar bashkë?

Nuk kamë informacion, por ajo ishte një rastësi ata e kanë më kollaj të takohen në Tiranë.

Basha e ka shfrytëzuar këtë takim për të takuar Ramën?

Nuk gjykoj tek kjo pjesë miks e politikës e tek të fshehtat e mëdha, edhe pse ata mund të kenë kontakte, jam i sigurtë që flasin me njëri tjetrin.

Ju po thoni që janë takuar në Tiranë me njëri-tjetrin?

Jam i sigurt që kanë komunikuar.

Ju si e keni parë gjuhën në parlament mes dy liderëve?

Rama ka tërhequr me dinakëri edhe Bashën në fushën e tij që luan me baltë. Ram asht njeri i batutave, por ka rënë dhe Basha viktimë e kësaj skeme. Rama e ka përdorur me djallëzi një gjë të tillë. Rama luan tek balta, tek batuta, ndërsa Basha ka fjalën ka formatin e tij ndryshe, është përpjekur ti përgjigjet sipas stilit të tij duke humbur terren. E kam këshilluar edhe si mik që mos të bjerë pre e një gracke që Rama e hap me qëllim dhe e përdor si mjeshtër në pjesën mediatike.

Sot është dita e fundit e Llallës në detyrë, keni një mendim si e kreu Llalla këtë detyrë?

 Ne më shumë  e kemi penguar Prokurorinë në punën e vet se sa e kemi ndihmuar shto këtu që kemi një polici të lidhur me krimin. Çfarë do të kishte në dorë një prokurori në një situatë të tillë? E ka pasur të pamundur të ushtrojë funksionin. Duke e parë në këtë aspekt besoj se ka punuar më mirë nga të gjithë në këtë sistem.

Më ashpër për këtë ka reaguar LSI i cili ka sulmuar edhe ndërkombëtarët, a është realisht LSI më e rrezikuar nga kjo skemë e re e marrëveshjes Rama –Basha?

Jo nuk e besoj kështu. LSI është një forcë që e ka një lloj peshe në opozitë. Gjithsesi nuk i mohohet e drejta asnjë faktori politik ta thotë fjalën e vet drejt për drejtë. Rama e ka përdorur në shumicën e rasteve faktorin ndërkombëtarë. Faktori ndërkombëtarë janë t bindur që pengesa ishin opozita, këtë e kam provuar edhe vetë. Rama e ka luajtur me mjeshtëri këtë pjesë ku PD ka rënë pre e kësaj, edhe pse ka bërë dh gabime.

Po thoni që bojkoti për reformën ishte gabim?

Kështu rezultoi.

Rama ka reaguar pas përgjigjes së Bashës për dialog, kjo është loja mes liderëve sipas jush, por në fund do kemi bashkëpunim?

Kemi një Kryeminsitër tallva, jo një të përgjegjshëm që flet me një fjali që ka sens.

Përse Basha nuk e pranon menjëherë ftesën, pse heziton sipas jush?

Edhe ky proces donë kohën e vet. Edh kjo ka një axhendë. Ne nuk e kemi këtë, prandaj Basha doli i humbur edhe në zgjedhje. Marrëveshja e 17 majit nuk ishte serioze por një mashtrim sa për të kaluar radhën. Nëse Basha ulet me të njëjtat kushte e standarde do të ishte vdekje për të.

Mendoni se një nga katër lojtarët e pokerit, të vjetër e të rinj und ta ndalonte këtë takim, Berisha përshembull?

Berisha, ndonëse ka shumë peshë në vendimmarrje në PD, nuk e ka penguar. As në reformën në drejtësi, i ka dhënë një suport mbështetës. Nuk e shikoj Berishën si një pengesë, ai mbetet një garancie edhe për ne aleatët sepse ka pasur një qasje tjetër me ne. Ka qenë i drejtpërdrejtë e i qartë, ndërsa Basha ka qenë më i komplikuar. E shoh si një vlerë që ka. Ndryshe nga Presidenti që përpiqet të interferoi.

Ku ka interferuar Presidenti?

LSI mbetet një parti presidenciale.

Meta nëpërmjet LSI-së mund të pengonte këtë marrëveshje të re?

Sot po, në këto kushte mund të interferoi nëse ai nuk është pjesë e kësaj marrëveshje. Marrëveshja e 17 majit e nxori jashtë loje.

Tek kjo marrëveshje e re ai do kërkojë që të futet sërish në lojë?

Është i futur në mënyrë të natyrshme, është pjesë e opozitës. Edhe ne që jemi pjesë e opozitës sepse nuk e ka luksin ti përjashto të tjerët. Basha do të ketë konsultë të hapur me aleatët e  tij ku përfshihet edhe LSI.

Për sa i përket zgjedhjes së Kryeprokurorit, çfarë roli ka Meta? Po thoni që ai duhet të ketë edhe bekimin e Metës?

Në një farë mënyre po.

Kjo situatë e sposton atë që ju menduat si aksion opozitarë me protesta e tubime?

Varet se cilat do të jenë zhvillimet. Rama e kupton se si do të jetë janari shkurti e marsi për Ramën.

Rama e dinë se kush janë bashkëpunëtorët e tij, disa kalamaj që i binden.

Nëse është situata kështu nuk i leverdis më shumë Bashës mos pranojë marrëveshje?

Edhe kjo mund të jetë. Unë nuk jam për vendimmarrje të tilla unë jam për vendimmarrje të moderuar.

Ka ndonjë ide opozita sa kërkon ta çojë numrin e njësive?

Nuk ka rëndësi, opozita dhe maxhoranca e ka kuptuar se ndarje territoriale ishte e dështuar. Larguan bashkitë nga njerëzit. Kjo duhet të riparohet.

Një reformë e re do të prekte dhe Tiranën?

Pa dyshim që po. Kemi sot një kryeqytet që gjysmën e territorit të saj e ka fshat. Kjo nuk ka sens.

Takimi mes Ramës e Bashës do zhvillohet brenda dhjetorit besoni?

Nëse Basha do të konsiderojë bashkëpunimin, besoj që do të ketë nj vendim brenda dhjetorit për të vendosur disa piketa për të ardhmen

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?