Ndodhi në Bathore, futën të miturin në makinë dhe i morën më dhunë varësen e floririt! 2 të arrestuar (EMRAT)

13 Shtator 2023, 11:21| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 11:33

  • Share

TIRANE - Dy të rinj nga Kamza janë arrestuar pasi akuzohen se kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.      

Ngjarja është regjistruar në Bathore. 

Të ndaluarit nga efektivët e policisë së komisariatit nr 2 janë identifikuar me incialet  Ervin Metalia, 21 vjeç dhe Renato Sheta, 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.  

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë” informoi sot policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar. 

Operacioni policor u kodua “Pressure” dhe u ndërmor pas denoncimit në polici.       

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?