Liz Truss dhe restoranti 'BRIX LDN' në Londër

Ndodhej me mikeshën e saj në një restorant në Londër, Liz Truss në një moment të sikletshëm! Iu refuzua karta për të bërë pagesën, nuk kishte as para me vete

6 Nëntor 2022, 18:15| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 18:49

  • Share

Ish-Kryeministrja Liz Truss u gjend në një situatë të sikletshme pasi karta e saj e debitit iu refuzua për të bërë pagesën në restorantin ku ajo po drekonte të enjten e kaluar në 'BRIX LDN' në qendër të Londrës. 

Duke mos pasur as para me vete, Liz Truss -it iu gjend mikesha që ndodhej me të, e cila pagoi dhe faturën që thuhet se ishte më pak se 20 dollarë. Të pranishmit e tjerë në restorant kanë bërë dhe shaka se kjo kishte ardhur për shkak se ajo nuk merrte më pagën e kryeministres.

Liz Truss është kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Britanisë së Madhe. Ajo dha dorëheqjen pas vetëm 44 ditësh në detyrë, e nxitur nga një plan ekonomik që çoi në një krizë tregjet financiare, çoi në tronditje në kabinetin e saj dhe ndau Partinë e saj Konservatore në pushtet.

 

 

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?