Tifozet e Iranit në stadium

Ndodh pas 44 vitesh, femrat iraniane lejohet të shkojnë në stadium

1 Korrik 2023, 12:56| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 12:57

  • Share

Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë Shtetërore ka lejuar gratë e këtij vendi të hyjnë në stadiume për të parë ndeshje futbolli, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, tha se stadiumet “Gol Gohar” në Sirjan, “Naghsh-e Jahan” dhe “Foolad Sahr” në Isfahan dhe “Gadir” në Ahvaz do të hapen për gratë, ndërsa stadiumi “Azadi” në Teheran do të duhet të përgatitet.

“Gratë do të mund të vizitojnë stadiumet. Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë e Shtetit mori një vendim të tillë. Është caktuar një grup pune për zbatimin e projektit, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Sporteve dhe Politikës Rinore, Asambleja Kombëtare e Irani dhe dy institucione të Ministrisë së Informacionit janë duke zhvilluar një plan për zbatimin e reformave”, ka thënë Taj.

Gratë në Iran ishin ndaluar të merrnin pjesë në ngjarje sportive për meshkuj që nga Revolucioni Islamik në 1979. Në vitin 2018, me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, autoritetet iraniane lejuan gratë që herë pas here të ndiqnin ndeshjet e futbollit të kombëtares iraniane.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/07/2023 03:26

    Ky lajm i kujtoi nenes time Kavajen kur shkonte shpesh me shoqet per arsye te ndryshme dhe i kujtoheshin kavajset ne vitet 50' pasi benin punet e shtepise,vishnin nallanet,qe trokellinin neper rruge kur ecnin ,hidhnin carcafin(ferexhene)dhe shkonin ne stadium e benin tifo me shume se burrat.Kjo vazhdoi deri sa burrat e banalizuan fjalorin qe perdornin ne stadium.Ferexhete u hoqen,por dhe grate i braktisen ndeshjet e futbollit ne te gjithe vendin te pakten deri ne vitet 90'.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?