Ndodh në Shëngjin, i gjithë pallati vjedh energjinë elektrike

2 Gusht 2023, 14:11| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 17:28

  • Share

Një pallat shumëkatësh i lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin e furnizimit me energji elektrike është zbuluar në Shëngjin.

Një pallat shumëkatësh në Shëngjin të Lezhës ishte lidhur në mënyrë ta paligjshme me energjinë elektrike. Rasti u zbulua gjatë kontrolleve të ushtruara nga Drejtoria Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve.

"Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë" thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Pasi i është ndërprerë energjia elektrike, subjektin privat është proceduar në polici.

Ky nuk është rasti i parë. Vetëm pak ditë më parë një resort në zonën e Saukut u procedua penalisht pas denoncimit nga OSHEE për ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike.Burimet zyrtare thanë se denoncimi u bë në vazhdim të kontrolleve për subjektet që abuzojnë me energjinë elektrike.

Resorti Tarracat në zonën e Saukut, sipas OSHE u konstatua se kishte kryer “ndërhyrje në matës”

OSSH bëri të ditur se ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 02/08/2023 18:44

    Të gjithë hotelet në Shkodër vjedhin energjinë elektrike në bashkëpunim me lexuesit e OSHEE!

    Përgjigju
  • Qytetari: 02/08/2023 16:23

    Te paguajne energjine e vjellur per aq kohe sa kane marre

    Përgjigju
    • Vandami: 02/08/2023 16:57

      Jo vetem energjine kokerr me kokerr por duhet dhe denimi per shkeljen e ligjit. Se ndryshe c'u kuptua? Te behen shembull! Burg ose pagese shumefish per hajdutet!

  • Oshe: 02/08/2023 16:12

    Hallall bravo u qofte. Eshte i vetmi rast kur shqiptaret behen bashk. Kurj vjedh shteti gjyna mos t vjedhi dhe populli

    Përgjigju
    • Or tej: 02/08/2023 18:24

      Nuk e ke ke keq or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?