VIDEO/ Ndodh në Korfuz, ena prej balte hidhet nga bashkia mbi kokën e së resë

5 Maj, 08:19| Përditesimi: 5 Maj, 08:44

  • Share

Një incident i pabesueshëm ndodhi në Korfuz të Greqisë këtë të shtunë, teksa bëhej hedhja tradicionale e enës prej balte.

Një vajzë e cila duket se nuk e kishte dëgjuar thirrjen e policisë për çfarë do të ndodhte, po kalonte poshtë ballkonit të bashkisë, në San Giacomo, kur në prani të kryebashkiakut Stefanos Poulimenos e zëvendësit të tij, u lëshua ena e madhe pa e ditur se e reja ishte duke kaluar në trotuarin poshtë në atë moment.

Përfundimi? Ena u thye mbi kokën e saj… Të pranishmit vrapuan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë dhe sipas mediave greke, e reja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Ndonëse në pamje duket se e mori me sportivitet, ajo nuk i shpëtoi dy qepjeve.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andrej: 10/05/2024 08:29

    Greket jane komplet te prapambetur ne raport me Europen perendimore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?