Foto ilustruese

Bota

Ndodh në Itali/ Prindërit nisen për pushime dhe 'harrojnë' fëmijën 7-vjeç në rrugë

13 Korrik 2022, 09:12| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 09:17

  • Share

ITALI- Një situatë e pazakontë është regjistruar në Itali, ku prindërit janë nisur me pushime dhe kanë harruar në rrugë djalin e tyre 7-vjeçar. Në fakt e gjitha ka ndodhur pasi në momentin që prindërit do të niseshin, njëri me kamper dhe gruaja me makinë personale, çifti ka debatuar me njëri-tjetrin.

Djali që ishte në kamperin e babait dhe zbriti nga aty me qëllimin për të shkuar të nëna, por kjo e fundit ishte nisur vetëm pak sekonda më parë. Pra nëna mendonte se djali është me babanë dhe ky i fundit mendonte se ishte me nënën.

Fëmija ka qenë i vetëm në rrugë dhe ia ka nisur të qajë. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë dhe ndaj tyre është bërë kallëzim në prokurori. 

Duket pak a shume si skenë e filmit 'Home Alone', mirëpo kësaj here "aventura" e djalit nuk ishte aq fantastike sa e Kevin.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?