Foto ilustruese

Ndodh dhe kështu, dasmë dhe divorc brenda 24 orëve! Çifti italian thyen rekord

26 Tetor 2023, 16:39| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 16:41

  • Share

Martesa dhe divorci në të njëjtën ditë, është një risi e mundësuar nga reforma e fundit ligjore, vlefshmëria e të cilës u konfirmua nga Gjykata e Lartë italiane, vetëm pak ditë më parë, është bërë e mundur në Verona.

Masat e prezantuara nga reforma në Cartabia, bënë që një çift t’i jepte fund martesës së tyre pa hapur dy procedura të veçanta.

Sipas mediave italiane, çift arriti të përshpejtojë procedurat e divorcut, brenda 24 orëve.

Vendimi i shqiptuar nga Gjykata e Veronës, ka bërë realitet një nga gurët e themelit të ligjit të ri familjar të prezantuar në Reformën e Kartabisë.

Tashmë në Itali nuk do të jetë më e nevojshme të presësh të paktën gjashtë muaj për të paraqitur kërkesën për divorc. Kjo pasi, procedura “rrufe” lejon çdo gjykatë të nënshkruajë një dokument të vetëm që do të depozitohet në një vend të vetëm, duke trajtuar kërkesat e palëve individuale në një kontekst të vetëm.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?