Ndodh çudia! Të gjitha monedhat e huaja në rritje të fortë! Ja sa këmbehet euroja dhe dollari sot

27 Mars, 13:36| Përditesimi: 27 Mars, 19:32

  • Share

TIRANE- Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot është shënuar një rritje e ndjeshme e të gjitha monedhave të huaja në raport me lekun. Krahasuar kjo me tre ditët e para të javës kur valutat patën një nënçmim të thelluar krahasuar me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot dollari amerikan u rrit me 1.72 lekë dhe këmbehet me 96.52 lekë kundrejt 94.80 lekë që u këmbye dje. Ndërsa euroja sot këmbehet me 104 lekë, me një rritje prej 1.70 lekë në këmbim me dje, kur monedha europiane u këmbye me 102.93 lekë

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, fitoi terren me 1.89 lekë, duke prekur nivelin 121.94 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 106.64 lekë, ose 1.44 lekë më shumë  se një ditë më parë.

Luhatjet në kursin e këmbimit kanë qenë të vazhdueshme prej më shumë se 1 vit, dhe zhvlerësimi më i madh i valutave ndodhi në pikun e sezonit veror vjet për shkak të fluksit të turistëve.

 

Foto: Kembimi valutor nga 20- 27 mars, statistikat e marra nga Banka e Shqipërisë

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 27/03/2024 19:11

    Paguhet tatim fitimi kete jave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?